Ambiciet kryesore të Republikës së Maqedonisë në vitin 2018 janë fillimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe vendi të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Impulsi i BE-së është ndërtuar. besoj fuqishëm se Maqedoni meriton vlerësim individual. Ne jemi kandidate për BE prej vitit 2005.
Këtë e theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në debatin në Fondacionin “Fridrih Ebert” në Berlin në temën “Nga sfidat deri tek perspektivat: Reformat demokratike dhe Integrimi euro-atlantik i Rpeublikës së Maqedonisë” gjatë vizitës zyrtare në RF të Gjermanisë.
Në debat, ku me komente të veta morën pjesë edhe Mihael Rot, ministër shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, dhe Kurt Bek, kryetar i Fondacionit “Fridrih Ebert”, kryeministri Zaev u përqendrua në momentin aktual politik në Maqedoni, dhe theksoi se vendi ishte në krizë të thellë politike në vitin 2015-2016, pasi që regjimi autoritar e robëroi vendin dhe krijoi tensione me fqinjët dhe polarizim të brendshëm.
“Arritëm ta tejkalojmë situatën sepse ishim të bashkuar për t’i mbrojtur vlerat dhe standardet tona themelore demokratike. Në periudhën prej dy viteve u angazhuam për mbështetje të grupeve të ndryshme etnike”, theksoi kryeministri Zaev.
Krahas kësaj, theksoi ai, për t’u potencuar është se ai proces u hap edhe për shoqërinë qytetare, me çka, në mobilizim të përbashkët, u motivuan edhe qytetarët që të ngriten në mbrojtje të të drejtave dhe lirive demokratike dhe sundimit të së drejtës.
Kryeministri Zaev tha se këto procese e hapën rrugën për ndryshimet që pasuan.“Perspektiva të reja krijuan sistem të sundimit të mirë i cili bazohet në katër shtylla. Menaxhimi inkluziv është shtylla e parë, me përcaktim të fuqishëm të ndërtojmë institucione të pavarura, sundim të së drejtës të barabartë për të gjithë dhe t’i zgjerojmë shërbimet inkluzive dhe të kapshme publike. Koncepti ‘Një shoqëri për të gjithë’ është shtylla jonë e dytë, siç është koncepti qytetar i bazuar për zhvendosje të ndarjeve etnike. Shtylla e tretë e sistemit tonë të menaxhimit të mirë është zhvillimi i barabartë, dhe shtylla e katërt e domosdoshme kushtuar politikës së mirë fqinjësore”, tha ai.
Mysafirët në tribunë në Fondacionin “Fridrih Ebert” në Berlin vëmendje të posaçme i kushtuan pjesës së impulsit pozitiv për tejkalim të “kontestit të gjatë për emrin” me Republikën e Greqisë.
Integrimi rajonal ekonomik dhe implementimi i Planit të Aksionit për procesin e Ballaknit Perëndimor, mbështetur nga Gjermania, ishte edhe një temë e suksesshme e interesit për publikun në Berlin, si rrëfim i suksesshëm nga Ballkani.
Në fjalën përfunduese të vet, kryeministri Zaev theksoi se “qytetarët në mbarë rajonin shpresojnë në gjeneratën e re të liderëve transformues të cilët mund ta kultivojnë paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin, të zhvillojnë bashkëpunim dhe t’u shërbejnë interesave ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve të vet”.
Në kontributin e vet në debat pas fjalimit të Zaevit, ministri shtetëror i angazhuar për Evropë në MPJ të RF të Gjermanisë, Mihael Rot, e afirmoi pozitën e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor në aspiratat e tyre për anëtarësim në BE, dhe theksoi se secili vend duhet të vlerësohet sipas arritjeve individuale.
Kryetari i FFE-së, Kurt Bek, e uroi kryeministrin Zaev për sukseset në zbatimin e politikave qeveritare deri më tani, dhe foli për domosdoshmërinë e baraspeshës mes forcave të majta dhe të djathta të Ballkanit Perëndimor, dhe se pavarësisht dallimeve politike, të mbisundojë tejkalimi i ndarjeve dhe të krijohet ambient në të cilin kombet janë solidare dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin”, kumtoi kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë./Gazeta Express/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...