“Nëse aplikacioni “Telegram” nuk e mbyll grupin “Dhoma Publike”, ne do të shqyrtojmë mundësinë e bllokimit ose kufizimit të përdorimit të këtij aplikacioni në Maqedoninë e Veriut, derisa ata të fillojnë të bashkëpunojnë me ne”.
Këtë në mes tjerash e ka shkruar kryeministri Zoran Zaev, në faqen e tij në Facebook, lidhur me rastin “Dhoma publike”, grup në rrjetet sociale në të cilin shpërndahen përmbajtje eksplicite të vajzave nga RMV.
“Neve si qeveri nuk na vjen ndërmend të censurojmë komunikimin, por kjo është diçka tjetër dhe duhet t’i mbrojmë qytetarët tonë. Sot kjo ndodh me Telegramin, nesër ndoshta mund të ndodh me ndonjë platformë tjetër, për këtë arsye ne kemi detyrë të bëjmë gjithçka për të siguruar reagim adekuat edhe ndaj atyre që i kanë krijuar këto platforma, ku ndodhin vepra të tilla penale”.
“Shpresoj se nuk do të ketë nevojë për kufizime të Telegramit dhe se që sot do të përgjigjen për kërkesat tona dhe do të bashkëpunojnë”, ka shkruar Zaev.
Ai gjithashtu i ka ftuar qytetarët të cilët shpërndajnë përmbajtje në atë grup, të ndalojnë dhe njëkohësisht të largohen nga “Dhoma publike”./Telegrafi/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...