Nëse OBRM-PDUKM heq dorë nga e drejta e saj për nënkryetar në Kuvend, edhe LSDM do të bëjë të njëjtën gjë, tha mandatari për kryeministër, Zoran Zaev, i cili sot ndoqi festimin e Ditës së Minatorëve në “Makedonska Kamenic”, e cila është gjithashtu Dita e Qytetit .
“Nëse OBRM-PDUKM heqë dorë, LSDM gjithashtu do të heqë dorë nga pozicioni i saj, i cili do të hap hapësirë për partitë më të vogla”, tha ai.
Këtë herë, tha Zaev, është përcaktuar numri i nënkryetarëve, ndërsa OBRM-PDUKM dhe LSDM do të mund të kenë nga një nënkryetar secila, që do të thotë se atëherë të tre vendet do të mbeteshin për komunitetet më të vogla politike në vend.
“Nëse OBRM-PDUKM tërhiqet, ne gjithashtu do të tërhiqemi dhe do t’u japim hapësirë partive më të vogla. Kam dëgjuar me vëmendje deklaratën e tyre, ata thanë që ne nuk e pranojmë propozimin e Zaevit, ata mund të tërhiqen, do të shohim se si do të veprojnë, edhe do të sillemi ashtu, sepse në fund të fundit përgjegjësia është mbi të gjithë ne”, Zaev./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...