Kryeministri Zoran Zaev, sot pasdite ka realizuar takim me zv.sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Vendi Sherman, në të cilin kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të NATO-s.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim është diskutuar për gjendjen momentale në Afganistan dhe janë kofirmuar mekanizmat për evakuimin e popullatës civile.
“Kryeministri Zaev i informoi aleatët se Maqedonia e Veriut ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe ka përgatitur protokollet me të cilat Qeveria është aktualisht e gatshme të pranojë rreth 650 qytetarë, vendas nga Afganistani, punonjës, gra dhe fëmijë nga familjet e punonjësve në misionet ndërkombëtare humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse, aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë dhe qytetarë që kanë mbështetur forcat aleate të NATO -s në Afganistan për 20 vitet e fundit, përfshirë Ushtrinë Maqedonase”.
“Zv.sekretarja e Departamentit të Shtetit, Sherman, përshëndeti hapur angazhimin e Maqedonisë së Veriut si një partner i konfirmuar dhe i besuar i Shteteve të Bashkuara në këtë mision të përbashkët humanitar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./ Telegrafi/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...