Zaev në takim me kryetarin e KE-së, “Nëse nuk e mban premtimin, BE do të humb ndikimin në Ballkan”

19:08 | 19 Maj 2021
A. B.

Kryeministri Zoran Zaev u takua me Presidentin e Këshillit Evropian Sharll Mishel por tani për tani nuk ka detaje nga bisedimet.

Kjo është vizita e tij e dytë në kryeqytetin evropian pasi që javën e kaluar u takua me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Komisionarin e BE, Oliver Varhelji dhe zyrtarë të tjerë të lartë Evropian.

Para takimit të sotëm, Zaev në intervistë për revistën Bruksel Politico me mesazh drejtuar Bashkimit Evropian – nëse premtimet nuk plotësohen, do të rrezikohet reputacioni i Bashkimit Evropian në Ballkan. BE do të humbasë vendin e saj përpara fuqive rivale, veçanërisht Rusisë dhe Kinës, nëse nuk fillon së shpejti negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ka theksuar ai.

Shumë çështje nuk ishin siç prisnin qytetarët tanë dhe kjo është arsyeja pse euro-skepticizmi po rritet.

Kjo gjithashtu do të kontribuojë që Kosova dhe Serbia të kenë më pak inkurajim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe gjasat të jenë shumë të vogla që Bosnja dhe Hercegovina të jetë në gjendje të merret me reformat e nevojshme për negociatat,” tha Zaev për Politico.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme