Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.
Kryeministri Zaev me ambasadorin Koja bisedoi për gjendjen e vendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re.
“Zaev shprehu lindshmëri se mandati i dytë është mundësi e shkëlqyer që Qeveria gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të vazhdojë me implementimin e prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, përkushtimin për sundim efikas të së drejtës dhe vazhdimin e reformave të përgjithshme në vend për përmirësimin e standardit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Më tej thuhet se bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi shumëvjeçar me Misionin e OSBE-së vazhdon në më shumë fusha të ndryshme dhe programe në drejtim të avancimit të raporteve ndëretnike, reformat në polici dhe në strukturat e sigurisë, liritë e mediave, reformat zgjedhore, arsim të integruar dhe në sferën e të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminim.
Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendim edhe për sfidat e ballafaqimit me pandeminë e COVID-19, si dhe për masat të cilat ndërmerren në nivel nacional, kombëtar dhe lokal nga institucionet e vendit.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen