Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Kate Byrnes.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u bisedua për Planin e miratuar qeveritar për luftën kundër korrupsionit.
“Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në zbatimin e tij si proces i organizuar sistematik për përforcimin e kapaciteteve dhe për sinkronimizimin e aktiviteteve të institucioneve për luftën pa kompromis kundër korrupsionit, nepotizmit, konfliktit të interesave dhe keqpërdorimeve të pozicioneve, ndërsa ambasadorja i përshëndeti këto përpjekje”.
“Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërnz, biseduan edhe për reformat e parashikuara me “Agjendën: Evropa në vend”, në të cilën, përveç hapave të përcaktuara për luftën kundër korrupsionit, janë përfshirë edhe masa për sigurimin e standardeve evropiane për reformat zgjedhore, për gjyqësorin, të drejtat themelore të njeriut, reformat në fushën mediatike, sundimin ekonomik, reformat në administratën publike, si dhe reformat në fushën e ambientit jetësor dhe ndryshimet klimatike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në fund shtohet se kryeministri Zaev dhe ambasadorja Byrnes u fokusuan në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për interesin e shprehur të disa kompanive nga SHBA-të për të investuar në Maqedoninë e Veriut./telegrafi
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...
Kica-Xhelili: Qeveria po pengon reformën për Byronë, sepse k...
Stuhia e borës, mbi 200 mijë familje pa energji elektrike në...