Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se e përshëndet vendimin e qeverisë për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme dhe kërkoi nga presidenti Stevo Pendrovski, që ta miratojë atë.
Ai tha se përskaj situatës së krijuar me përhapjen e coronavirusit, shteti ka marrë edhe një lajm të rëndësishëm për të ardhmen – anëtarësimi në NATO.
“Maqedonia e Veriut tashmë është anëtarja e 30-të e NATO-s. Në rrethana të jashtëzakonshme, Senati i Spanjës për herë të parë votoi nga largësia dhe pa asnjë votë kundër, e ratifikoi protokollin. Me këtë ka përfunduar edhe procesi i ratifikimit të protokollit në të gjitha vendet anëtare në kushte mjaft të rënda”, tha Zaev.
Ai theksoi se tani është momenti që fokusi të jetë tek shëndeti i qytetarëve, ndërsa shtoi se do të tejkalohet edhe kjo situatë.
“Solidariteti dhe uniteti janë armët më të forta në trajtimin e çdo rreziku. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne t’i ndjekim dhe t’i respektojmë në mënyrë të vazhdueshme masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente. Në atë mënyrë ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit tonë dhe parandalimin e coronavirusit. Edhe një herë, unë mirëpres vendimin e qeverisë për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme”, tha Zaev.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...