Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u adresua në Samitin e Nismës së Evropës Qendrore (CEI) në Romë, duke shprehur shpresë se në të ardhmen e afërt Bashkimi Evropian (BE) do të vendosë të fillojë negociatat e anëtarësimit me vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Zaev po merr pjesë në Samitin e CEI-t në kryeqytetin e Italisë si kryesuese e radhës, ku të pranishëm janë edhe liderët e rajonit, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Sipas një njoftimi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Zaev në fjalimin e tij në samit ka thënë se vendet anëtare të CEI-t, shumica e të cilëve janë shtete anëtare të BE-së, janë nxitësit e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Është dërrmuese shumica e atyre që janë të bindur se vendi ynë duhet të fillojë negociatat me BE-në si njohje e përpjekjeve të bëra dhe rezultateve të reformave të arritura, dhe si konfirmim i zgjedhjes së saktë të bërë me Marrëveshjen e Prespës. Ideja e një metodologjie të re për zgjerimin e BE-së justifikohet vetëm nëse procesi bëhet më efektiv, më i besueshëm dhe prodhon më shumë përfitime materiale për vendet kandidate të BE-së”, ka thënë Zaev.
“Prandaj, ne bëjmë thirrje për një konsensus të shpejtë midis shteteve anëtare të BE-së mbi parimet dhe elementet e metodologjisë së re, e cila do t’i hapë rrugën miratimit të një vendimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut. Prioriteti ynë mbetet të fillojmë negociatat e anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Marrja e një vendimi deri në mars do të krijonte një dinamikë shumë të favorshme në vendin tonë”, ka shtuar Zaev.
Kryeministri Zaev ka theksuar “Ballkani Perëndimor ka nevojë për një perspektivë të qartë dhe të dukshme për anëtarësim në BE për të konsoliduar progresin, për të garantuar sigurinë dhe për të arritur një zhvillim të mëtejshëm”.
“Këtë vit, kur CEI feston 30-vjetorin, Maqedonia e Veriut është bërë anëtarja e 30-të e NATO-s, një arritje e mundësuar nga angazhimi i vërtetë për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, investimi në ndërtimin e partneriteteve të vërteta dhe besimit. Shpresojmë që në një të ardhme shumë të afërt BE të vendosë të fillojë negociatat e anëtarësimit bazuar në rezultatet e arritura nga vendin ynë”, ka deklaruar Zaev në fjalimin e tij në Samitin e CEI-t në Romë.
Ndër të tjera, Zaev ka shtuar se ai është i sigurt se në periudhën e ardhshme, CEI do të vazhdojë të krijojë forma të reja dhe më të thella të bashkëpunimit midis shteteve anëtare në fusha të ndryshme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...