Presidenca portugeze e BE-së dje Ministri I Jashtëm, Augusto Santosh Silva, në propozimin e ofruar për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje kanë bërë kujdes që të kyçen pritjet e dy palëve – ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev.
Ai është proinoncuar rreth përmbajtjes së propozimit portugez, të cilin të Premten në Shkup e prezantuan shefi I diplomacise portugeze Silva dhe Komisioneri për Zgjerim I BE-së, Oliver Varhelji.
“Presidenca portugeze dhe Ministri Silva kanë bërë kujdes që të kyçen pritjet e të dyja palëve. Tek ne thamë se kjo është një bazë e mirë për zgjidhje. Jemi duke diskutuar seriozisht për propozimin, do të vazhdojmë me takimet” – ka thënë Kryeministri Zaev.
Kryeministri tha se janë marrë parasysh edhe pozicionet bullgare, por përsëriti se identiteti dhe gjuha maqedonase rreptësisht janë të mbrojtur.
“Përfshihet edhe pala bullgare dhe konform rezolutave të tyre mund të vazhdohet me bisedime, për shkak se disa herë kam thënë se presim që sa më shpejtë Bullgaria ta pranojë gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kemi dokument dhe unë jam I befasuar që një vend anëtar I BE-së, që është në pjesën tjetër jugore të kontinentit të Evropës, që nuk është afër Ballkanit, ishte kreative për të gjetur zgjidhje. Mund të gjendet një zgjidhje nëse ka vullnet të mirë nga të dyja palët” – ka deklaruar Kryeministri Zaev. /KlanM/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante