Nuk ka asnjë alternativë tjetër për ne, përveç të ardhmes së BE-së, ne duam të evropianizojmë vendet tona, Shkupin, Prishtinën, Beogradin, Tiranën, Podgoricën dhe Sarajevën, të gjithë duam të ndiejmë përfitimet brenda, tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën “Ekonomist” dhe shtoi se “jemi si një ishull i rrethuar nga vendet e BE dhe është i nevojshëm bashkimi i BE-së”, njofton korrespondentja e AIM-s nga Athina.
Si pjesë e “tryezës së 25-të të rrumbullakët me qeverinë greke” e cila këtë vit është me temë: “Nga distancimi social te solidariteti social”, Kryeministri Zaev këtë mëngjes mori pjesë në një panel diskutimi mbi forcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore, zgjerimi i BE-së, tregtia dhe investimet, si dhe inciativa për paqe dhe të kuptuarit më mirë.
Në fjalën e tij, Kryeministri Zaev theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, veçanërisht gjatë pandemisë dhe avantazhet dhe përfitimet kur vendet punojnë së bashku, theksoi mundësitë që vendi ynë ofron për investime, dhe u përqendrua në marrëveshjen që do të nënshkruhet sot midis dy vendeve për ndërlidhësin e gazit natyror.
“Është një projekt shumë i madh, rreth 100 milion euro. 54 milion euro janë në Maqedoninë e veriut. Është një ndërlidhës për gazin natyror që hap një mundësi të madhe, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë, Kosovën, Ballkanin Perëndimor, e cila më në fund do të sjellë diversifikimin e gazit natyror”, sqaroi Zaev dhe theksoi se vendi ynë “bëhet korridor energjetikë për vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Lidhur me perspektivën evropiane, ai shpjegoi se Maqedonia e Veriut ka qenë vend kandidat për anëtarësim për 16 vjet e gjysmë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit u nënshkrua pas Sllovenisë dhe Kroacisë dhe theksoi se nuk ka vend për zhgënjim, por nuk ka asnjë alternativë për rajonin./Telegrafi/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë