Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot pasdite do të realizojnë takim me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn.
Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Zaev më pas do të ketë takim me kryetarin e Parlamentit evropian, David Maria Sassoli dhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Gjatë ditës së nesërme, kryeministri Zaev do të realizojë takim me nënkryetarin e Komisionit evropian, Frans Timmermans./mia
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...