Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot i ka filluar takimet e tij në Slloveni, në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Brdo-Kranjë.
Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev kishte takim me kryetarin e Këshillit të Evropës Charles Michel, kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, me eurokomesarin Oliver Varheleyi, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha, si dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.
Zaev në këto takim ka potencuar rëndësinë e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe ka përshëndetur vendimin që për Brukselin të mbetet prioritet zgjerimi i BE-së në vendet e rajonit.
Zaev gjithashtu ka thënë se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të përkthehen në vepra, dhe nëse BE nuk vepron, zhgënjimi i popujve të rajonit do të jetë i pandreqshëm dhe me dëm të madh./Telegrafi/
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...