Google ADS

Zaev në bilancin 100-ditëshit: Shqipja, një flamur drejt BE-së!

23:21 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Në prezantimin e raportit të 100 ditëve të para të qeverisjes, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev përmendi dhe ligjin për gjuhën shqipe.

Sipas tij, ky ligji është çështja e fundit e hapur e Marrëveshjes së Ohrit që pret të mbyllet. I pyetur se pse ky ligj mban flamurin e BE-së, Zaev dha këtë përgjigje:.

“Ajo është pjesë e programit nacional për përputhshmërinë e legjislativë në rrugën drejt reformave apo integrimeve në BE. Ajo është pjesë e programit 3-6-9 dhe është shumë logjike të jetë me flamur evropian. E dini se sa shumë u jep rëndësi Evropa diferencave që konsiderohen si vlera themelore në Bashkimin Evropian dhe për ëktë arsye është e logjikshme që ajo të ndodhë”, tha Zaev.

Ndërsa në lidhje me çështjen e emrit, Zaev ka deklaruar se pret që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë. “Është bërë një hap para. Besoj se me ndërmjetësimin e Methju Nimiç në nëntor, dhjetor dhe janar do të kemi zgjidhje. Ndërsa qëndrimi ynë mbetet i njëjtë, që së bashku me opozitën do ta zgjidhim këtë problem nëpërmet referendumit”, shtoi Zaev.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme