Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe minstrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mori pjesë në panel diskutimi, ku realizoi disa takime në kuadër të agjendës politike dhe ekonomike, gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
“Saktë para një viti, këtu në Davos, kur kryeministri i Republikës së Greqisë, Alexis Tsipras, për herë të parë kishim takim dhe hapëm ardhmërinë për vendin tonë. Arritëm marrëveshje për ardhmërinë e Maqedonisë. Për gjeneratat e tashme dhe të ardhme, hapëm portat për ardhmërinë shpresëdhënëse dhe me perspektivë për qytetarët tanë. Dhe tani, pas një viti jam këtu me nënkryetarin për çështje ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tërësisht të përfshirë në agjendën ekonomike. Këtu, këtë vit hapëm dyert ekonomike për ardhmërinë me perspektivë të vendit tonë, Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se beson se kjo mundësi, që i jepet vendit si ftesë që për herë të dytë të jetë e pranishme në Davos konfirmon se Maqedonia është pjesë e botës demokratike globale dhe pjesë e të gjitha planeve të ekonomive të cilat bota i zhvillon dhe i planifikon në periudhën e ardhshme.
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...