“Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini dhe eurokomesari për zgjerim Johannes Hahn, pritet që më 18 prill të vizitojnë Maqedoninë, një ditë pas publikimit të raportit të progresit nga ana e Komisionit Evropian”.
Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pritjet tona janë që vizita do të jetë pas publikimit të raportit. Sigurisht do të jetë më 18 prill, pasi këtu do të mbahet samitit digjital. Besoj 18 dhe 19 prill janë datat kur komesari Hahn dhe Mogherini do të qëndrojnë në Maqedoni”, tha Zaev.
Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Rusinë, duke shtuar se nuk pret që të ketë veto ndaj Maqedonisë dhe shpreson se bashkëpunimi me Rusinë do të vazhdojë edhe më tej.
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...