Protokolli për biseda telefonike me Kryeministrin do të forcohet, u pa gabimi, ndërsa leksionet u mësuan.
Miqësia me Rusinë do të vazhdojë dhe do të përmirësohet, dhe bisedimet me “pranksterët” mbeten në sferën e çështjeve private.
Nëse gjendet përgjegjësi, kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm ta bartë. Këto janë vlerësimet e tij për TV Klan, pas publikimit të bisedave telefonike të kryeministrit Zaev me dy komikët rusë, të cilat të martën u publikuan në kanalin YouTube.
Megjithatë, siç tha vetë Zaevi Maqedonia e Veriut është një vend i vogël dhe është nevojë e përditshme të këtij vendi të vogël që të integrohet duke e detyruar kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të komunikojnë drejtpërdrejt me telefonin e tyre celular.
“Unë jam një njeri që komunikon me të gjithë. Dje i kam dërguar një mesazh Presidentit Vuçiq, mora një përgjigje. E kontaktova presidentin Thaçi. Komunikoj me kryeministrat dhe presidentët në mbarë botën. Unë kam kontaktuar me liderët më të mëdhenj, si kancelarja Merkel, Zëvendës presidenti Pens. Bisedat pastaj i shpallim publikisht përmes njoftimeve. Kur bëjmë lidhjen ne e dimë protokollin”, tha Zaev.
Sa i përket kërkesave të opozitës nëse do të merr përgjegjësi, Zaev tha se së pari duhet të përcaktohet nëse ka përgjegjësi.
“Ata nuk e dinë se për çfarë kërkojnë përgjegjësi, së pari thonë se kam zbuluar sekrete shtetërore dhe më pas deklarojnë se s’ka sekrete shtetërore. Megjithëse ishte prezantim i rremë, atëherë kam besuar se po flisja me Poroshenkon, se po flas për integrimet në NATO, për bashkëpunimin ekonomik. Më vjen keq nëse kam lënduar dikë, tha Zaev, duke shtuar se nëse konstatohet faj te cili do, duke përfshirë edhe atë, ai do të bartë përgjegjësi.
Tha se në takimin me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin në Qeveri kanë diskutuar për çështjen me pranksterëve rusë dhe se kjo çështje nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut me Federatën Ruse, ndërsa bashkëpunimi do të vazhdojë.
“Që të dy, përfundimisht konstatuam se kjo është në sferën e veprimeve private dhe ashtu është paraqitur në publik. Miqësia gjithsesi mbetet. Detyrimi ynë është që ta përmirësojmë atë. Jemi duke punuar në projekte të reja ekonomike. Besoj se tregtia me Federatën Ruse do të rritet. Teknologjitë moderne mund të shkaktojnë ndjenja disi të pakëndshme, por vendet duhet të promovojnë miqësinë”, tha Zaev.
I pyetur nëse autoritetet ruse do të ndërmarrin veprime në këtë rast, Zaev tha se as në legjislacionin tonë ruse s’ka dispozita për kufizimin e rasteve të tilla.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse deri tani ka biseduar me Bazdnikin për telefonata me Poroshenkon dhe Stoltenbergun e rremë, në të cilat ndër tjerash ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është nën ndikim të Rusisë, Zaev tha se ai mendon se këto pranke ose performanca të rreme përfaqësojnë çështje private, nuk janë akt i Federatës Ruse dhe gjërat e tilla s’duhet të ndërhyjnë në marrëdhëniet tona miqësore.
Ai vuri në dukje se dihet publikisht se Rusia nuk dëshiron që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO, por jo për ne, por për shkak se është kundër zgjerimit të Aleancës.
“Ne jemi një vend i vogël, duam të jemi miq me të gjithë dhe të mbajmë miqësinë edhe me ata që janë kundër zgjerimit të NATO-s. Ne me anëtarësimin në NATO nuk synojmë armiqësi me Federatën Ruse, në të kundërtën besoj se më atë vetëm do të ruajmë paqen në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin në përgjithësi”, shtoi Zaev.
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...