Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se posti i Ministrisë të Shëndetësisë i takon partisë që drejton ai dhe jo Aleancës për Shqiptarët.
Pas mbarimit të seancës gjyqësore për rastin “Ryshfeti”, Zaev i pyetur nga gazetarët për çështjen e ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë se Aleanca për Shqiptarët ka vetëm dy deputetë dhe se në kohën kur është formuar Qeveria, ky post iu është dhënë atyre për shkak të mjekut të mirënjohur, z.Arben Taravari.
“Ne e ofruam postin e zëvendëskryeministrisë për reforma, duke marrë parasysh se me të vërtetë është parti e re që dëshiron të dëshmohet, udhëheq institucione serioze, mbi 20 vetëm në nivel qendror. Besuam se kjo mund të jetë e pranueshme për ta. Nga ana tjetër të gjithë ministrat janë të zënë me punë nga 1 nëntori, pasi përfunduan zgjedhjet lokale. Deri atëherë kishin më shumë se 70-80% pengesa për të kryer veprimtari të caktuara dhe thjeshtë nuk është e mundur që të ndryshohet cilido prej ministrave. z.Arben Taravari as nuk na njoftoi e as u konsultua, as Zijadin Sela. Dëgjuam nga mediat për vendimin e tij që të kandidohet për kryetar komune. Dhe në të vërtetë në një moment personalisht shpresova të mos zgjedhet, që të vazhdojë si Ministër i Shëndetësisë. Por vullneti i qytetarëve nuk preket. Kështu që këto janë vendimet. Unë shpresoj se vendimi i tyre për të mbetur në Qeveri nënkupton pranim të zëvendëskryeministrisë për reforma”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...