Kryeministri Zoran Zaev për gazetën serbe “Kurir” foli për jetën e tij.
Ai tha se ka shitur pemë dhe perime, përkatësisht shalqinj, domate dhe speca në tregun e Gornji Millanovac dhe se milionat e parë janë pikërisht nga Serbia.
“Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe që i thanim në Strumicë dhe ia dhamë Horgos për prodhim të specit të kuq të thatë. Në Suboticë në vitin 2001 bisedonim për çmimin, cilësinë dhe standardet dhe u dakorduam. Përfitimi ishte 2.4 milionë marka dhe me ato para blemë tullanë”, tha Zaev.
Ai shtoi se kapitalin është krijuar në tregun në Gornjë Millanovc dhe nga fabrikat serbe.
“Edhe djali dhe e bija ime e dinë se kapitali është krijuar në tregun në Gornji Millanovac dhe nga fabrikat serbe. Tani le të më thotë ndonjë politikan serb e Zaev ka rezerva ndaj Serbisë”, theksoi ai./Telegrafi/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...