Google ADS

Zaev: Me energji të re mund më shumë dhe më mirë

14:28 | 29 Gusht 2020
A. B.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev, para deputetëve në seancë kuvendare tha se ai obligohet se si kryeministër me të gjithë ministrat do të dëshmojnë edhe një herë para botës se mundet më shumë dhe më mirë.

Sipas Zaev kjo është Qeveri e vogël ku bëjnë pjesv anëtarë të motivuar dhe të përkushtuar të cilët punojnë në realizimin e qëllimeve që janë në interes strategjik për vendin.

“Në këto zgjedhje kishim mundësinë historike me Lëvizjen Besa për ta formuar koalicionin ‘Mundemi’. Sot ky program është harmonizuar dhe plotësuar me partnerët e koalicionit të BDI dhe PDSH dhe se ky do të jetë programi për Qeverinë 2021 2024. Energji të re në rritje ekonomike, arsim cilësor dhe menaxhim të pandemisë”, deklaroi Zaev.

Ai tha se kanë dëshmuar se si po shpëtohen vendet e punës dhe si mbahet ekonomia stabile edhe në kohë pandemie. Kjo sipas tij është motiv për të vazhduar.

“Obligohemi se në kohe krize pagën minimale ta mbajmë në 14.500 denarë dhe t’u ndihmojmë qytetarëve dhe kompanive. Pas përfundimit të krizës Qeveria do të obligohet të ketë rritje prej 20 deri 30 për qind rritje të pagës minimale dhe mesatare. Qëllimi ynë është 20.000 denarë pagë minimale deri në fund të mandatit. Në varësi se sa do të zgjasë kriza botërore, ne obligohemi të realizojmë rritje prej 4%”, tha Zaev.

Ai përmendi investime nv rrugë dhe hekurudha, reforma në administratë publike në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më të mira, reforma në gjyqësor duke pastruar gjyqësinë dhe ndërtim të shtetit të së drejtës./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme