Procesi i Prespës mund të jetë një shembull i zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev në Bruksel sot pas drekës së punës me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe krerët e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit, pati fjalë rreth zhvillimeve aktuale në Maqedoni në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ligjin mbi amnistinë, procesin e pajtimit, por mbi çështjet rajonale, duke përfshirë çështjen e Beogradit dhe Prishtinës.
“Ne jemi të bindur se ne mund ta ndihmojmë të gjithë procesin me përvojën që kemi nga Procesi i Prespës, pasi kjo mund të jetë një përvojë për këtë çështje problematike në Ballkan,” tha Zaev.
Zaev tha se në drekë me krerët e Ballkanit Perëndimor u shpreh një konsensus i përbashkët për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe në frymën e stabilitetit rajonal dhe se ata mund të ndihmonin njëri-tjetrin në këto procese.
Në bisedë me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, Zaev mori garanci se me vazhdimin e procesit në Maqedoni, si dhe vazhdimin e reformave, Maqedonia do të marrë një datë për negociata në Këshillin Evropian në qershor.
Komisioni Evropian, shtoi ai, është plotësisht i informuar për procesin e pajtimit dhe e mbështet fuqishëm këtë proces.
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...