Zaev: Marihuana do të pihet në kafene, ngjashëm si në Amsterdam

20:18 | 20 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një intervistë me redaksinë maqedonase të “Deutsche Welle” njoftoi një paketë të re ekonomike, e cila përfshin dekriminalizimin dhe legalizimin e marihuanës në vendet turistike.

“Ideja është që të japim një mundësi në vendet turistike, përfshirë Shkupin, kafenetë ekzistuese dhe ato të reja, duke respektuar standarde të caktuara – ventilimi, prova e origjinës së marihuanës, etj.,

Për të mundësuar konsumimin e marihuanës brenda tyre”, tha Zaev. në intervistë, duke shtuar se plani do të kontrollohet në një mënyrë të ngjashme si në Amsterdam.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme