“Për Maqedoninë viti 2018 ka qenë me rëndësi historike, për zgjidhjen përfundimtare të kontestit me Greqinë. Me Marrëveshjen e Prespës dhe ratifikimin e saj në të dy vendet kemi mbyllur problemin 25 vjeçar dhe e kemi transformuar në miqësi stabile, e cila duhet të jetë motiv dhe inspirim për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe BE-në”.
Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në mbledhjen qeveritare, ku u prezantua statusi aktual i procesit për integrimin e vendit në BE dhe mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Prej miqve tonë në BE presim vetëm vlerësim të drejtë dhe fer të bazuar në rezultate që do të na jep mundësi për sukses, si shtet, shoqëri, por sukses edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Maqedonia ka bërë përparim të madh për anëtarësim në BE”, tha Zaev.
Ndërsa Christian Danielsson në emër të Komisionit Evropian edhe një herë uroi për Marrëveshjen me Greqinë dhe shtoi se ata do të vazhdojnë edhe më tej të mbështesin Maqedoninë.
Trepça e nis me fitore ndaj Golden Eagle Yllit
KFOR: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin urgjentisht ...
UEFA ndalon Ineos të ndërveprojë me Nicen para ndeshjeve në ...
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së: Rezultatet e Kosovës në menax...
Greqia dhe Turqia shqyrtojnë mundësinë e fillimit të bisedim...
Rama bashkëbisedim me shqiptarë të Amerikës: Shqipëria dyfis...