“Maqedonia ka shanse, pritjet tona janë që në muajin prill të marrin rekomandim të pakusht, ndërsa në qershor të marrin datë për fillimin e negociatave”, deklaroi sot në Sofje, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Ai mori pjesë në takimin e punës mes liderëve të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomesarin Johannes Hahn, nën mbështetje të kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borisov si vend kryesues i BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot ishte kënaqësi e ndarë mes meje dhe kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, përmes mikpritjes së Bullgarisë dhe presidentit Boyko Borisov, të bëjmë një rezyme me kryetarin Juncker, Mogherinin dhe komesarin Hahn, për konstatimet prej vizitës, ambientin e përgjithshëm dhe gjithsesi të bisedojmë për perspektivat e Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.
Ai theksoi se është i kënaqur që Juncker ka premtuar mbështetje të vërtetë infrastrukturore, gjegjësisht para për projekte të cilat duhet të lidhin Ballkanin Perëndimor me gjithë rajonin./Telegrafi/
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza