Ekziston përkushtim politik për intensifikim të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik, është porosia e kryeministrave të shteteve të rajonit në takimin joformal që po mbahet në Durrës, në mesin e të cilëve është edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ngjarja e përbashkët në planin ekonomik të shteteve të rajonit para Evropës do të thotë krijim të tregut më të madh dhe interes më të madh për investim në shtetet tona, ndërsa me të edhe investime të reja dhe vende të reja pune për qytetarët tanë”, tha kryeministri Zaev.
Zaev e përcjelli edhe përcaktimin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim intensiv rajonal që do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëvzve dhe do të kontribuojë në zhvillimin e ideve dhe projekteve të reja që do v mund të ishin tërheqëse për investuesit nga Evropa.
Takimi i sotëm në Durrës është i përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe Planin aksional për Zonë ekonomike rajonale, të dakorduar në korrik në Samitin në Trieste, Itali, dhe në të morën pjesë kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe kryesuesi i Presidencës së BeH, si dhe eurokomisari për zgjerim të Be-së, Johannes Hahn dhe zëvendëskryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Cyrill Muller.