Maqedonia e Veriut është e gatshme të kontribuojë për paqen në rajon si anëtare e re e NATO-s.
Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, në debatin me temë “Rruga drejt Brukselit” të organizuar nga Këshilli Euroatlantik.
Para ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës, kryeministri Zaev, nënvizoi se vendi i 30 anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut, dëshiron të kontribuojë jo vetëm në misionet e NATO-s por edhe në strukturat e saj. Millan Jazbec, ambasador për kontakte me NATO-n, në Maqedoni ka nënvizuar se me ritmin që shtetet anëtare të NATO-s, po miratojnë protokollin, vendi mund të jetë anëtare e 30, deri në fund të këtij viti.
“E dini se Qeveria e RVM-së solli vendim për rritjen e harxhimeve për mbrojtjen për 0,2 për qind nga bruto prodhimi vendor, me qëllim që ti arrijmë 2 për qind nga BPV, jo më vonë se deri në vitin 2024. Qeveria jonë do të bëjë gjithçka që ta rrisë pjesëmarrjen tonë të udhëhequra nga NATO dhe në strukturat e NATO-s. Kjo është prioritet i ynë kur do të bëhemi anëtare e plotë e NATO-s”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
“Deri më tani nuk ka ndodhur asnjë vend të ketë nëntë ratifikime të Protokollit për qasje në Aleancë për vetëm një muaj e gjysmë, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut. Ky është momenti më i mirë për qasjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, për shkak se ky është vit simbolik, kur shënohet 70 vjetori i themelimit të Aleancës veriatlantike”, u shpreh Millan Jazbec, Ambasadori për Kontakt me NATO-n./alsat
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...