Miqësia në mes Bullgarisë dhe Greqisë është “ngjitëse” dhe u përhap në të gjithë rajonin. Tani jemi miq me Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën dhe njëkohësisht nxisim marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, veçanërisht shkëmbejmë përvoja, mbështesim njëri-tjetrin dhe i tregojmë BE-së se mund të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë një Ballkan tjetër në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, tha kryeministri Republikës së Maqedonisë së Veriut në intervistën e dhënë për “Shenja”.
“Kur bëhet fjalë për anëtarësimin tonë në NATO dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotfuqishëm në Aleancën më të fuqishme dhe më të sigurt në botë, përveç sigurisë dhe stabilitetit, kjo nënkupton edhe përfitime më të mëdha ekonomike. Për një kohë të shkurtë Maqedonia e Veriut dhe kompanitë nga vendi ynë, do të kenë të drejtë të marrin pjesë në punën logjistike dhe operacionet e NATO-s. Kjo do të thotë qasje deri në dhjetëra miliarda euro dhe për këtë po përgatisim të gjitha kushtet që kompanitë tona të jenë të gatshme. Në këtë drejtim, në mbledhjen e fundit sollëm dhe e dërguam në Kuvend për miratim të mëtejshëm Propozim-ligjin për investime strategjike. Kjo zgjidhje ligjore do të mundësojë që në vendin tonë të vijnë investime të mëdha, prej më së paku 100 milionë euro në nivel nacional. Paralajmërojmë 5 investime të tilla të mëdha. Bëhet fjalë për investime me interes të veçantë publik dhe për këtë vendosëm që të njëjtat duhet të miratohen dhe mbështeten edhe nga Kuvendi i RMV-së”, tha Zaev.
Me rendësi për non-pejperin e ardhur nga Franca, është që në të, në mënyrë absolute është paraparë se qëllimi përfundimtar i metodologjisë së re është anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Kryeministri Zaev.
“Non-pejperi u dërgua tek ne, në të njëjtën kohë kur iu shpërnda edhe vendeve tjera anëtare te BE-së. Tani këtë dokument, në mënyrë formale duhet ta precizojë edhe Komisioni Evropian dhe i njëjti në mënyrë zyrtare të pranohet nga Këshilli Evropian.U kërkua nga ne që të japim mendimin tonë dhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë.
Mbetet që të vazhdojmë me reformat dhe miratimin e standardeve të BE-së në vend.Të mos harrojmë se, rritjen më të madhe të tyre, vendet kandidate për anëtarësim në BE, e arritën gjatë kohës së negociatave, kur vëmendja e tyre ishte në reformat e brendshme dhe në transformimin e shoqërive në vend sipas standardeve evropiane”, tha Zoran.
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut