“Maqedonia dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe të suksesshme dhe përmes tyre do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit në rajon”, tha kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën “Politika”, gjatë kohës së qëndrimit të tij zyrtar në Serbi.
Ai theksoi se në Beograd ndjehet si në shtëpinë e tij, ndërsa në Serbi ka udhëtuar me qëllim që të përparojnë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe të zhvillohet bashkëpunimi në nivel që sipas tij, meritojnë dy vendet dhe popujt e tyre, përcjell telegrafi maqedoni.
Zaev në intervistë tha se situata e sigurisë dhe politike në Maqedoni është e sigurt.
“Situata politike dhe e sigurisë në Maqedoni është stabile, proceset e reformave i udhëheqim me kujdes, duke mbajtur llogari për qytetarët dhe interesat shtetërore, ndërsa me udhëheqësitë aktuale politike në rajon, jam i bindur se jemi në rrugë të duhur për qëllimet tona strategjike”, shtoi Zaev.
Ai mes tjarash tha se populli i Maqedonisë dhe i Serbisë kanë histori të përbashkët dhe mbi këtë mund të ndërtohet e ardhmja.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”