Kryeministri Zoran Zaev i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev merr pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor që organizon ‘Financial Times’ deklaroi se “Republika e Maqedonisë së Veriut, njihet si vend atraktiv për investime dhe ekziston interes i madh nga kompani me renome për investim”.
“Kemi mundësi unike që së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe delegacionin tonë nga sektorët ekonomik të marrim pjesë në forumin biznesor që e organizon ‘Financial Times’ në Londër dhe bashkorganizator BERZh për shqyrtimin e mundësive investuese në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se e kanë shfrytëzuar mundësinë para menaxharëve dhe kompanive që janë të interesuar për investime të prezantojnë mundësitë për investim dhe se është mundësi e mirë që kompanitë e mëdha që janë të interesuara për investime të huaja në Ballkanin Perëndimor ta zgjedhin vendin tonë në investimet e tuja dhe, siç tha ai, qëllimi është që të rriten numrat e rritjes së vendeve të punës dhe punësimit dhe të përshpejtohen normat e rritjes ekonomike.
Zaev tha se kanë cekur investimet se huaja gjatë vitit të kaluar dhe se kanë arritur 737 milionë dollarë.
“Lirisht mund të themi se interesi te kompanitë është i madh. Vendi ynë është pikë që shndritë në Ballkanin Perëndimor. E shfrytëzuam këtë mundësi që t’i informojmë kompanitë për politikat ekonmike të Qeverisë dhe t’i promovojmë mundësitë për investime. Përqendrimi i Qeverisë është të tërheq investitorë të njohur me renome”, tha mes tjerash Zaev.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin