Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev par se të vinte në pushtet kishte gojën plot se do të shpaloset e vërteta për rastin “Liqeni i Smilkovës” dhe se për këtë rast njerëz të pafajshëm po qëndrojnë nëpër burgje bë vend të autorve të vërtet të krimit, transmeton Zhurnal.mk
Ai mandje mori vëmendjen e mediave të huaj pikërishtë me këtë deklaratë ndërsa disa herë radhazi përsëriti se në këtë rast janë të përfshirë edhe funkasionar nga VMRO-DPMNE-ja atë kohë partia në pushtet kurse Zaev dhe LSDM ishin “bombashat” e opozitës.
“Ne premtuam se do të shpalosim gjithçka që posedojmë. Do të publikojmë matriale për rastin “Monstra”, i cili është një nga rastet më eklatante në të të cilin u vranë katër fëmijë dhe një i moshuar te liqeni i Smilkovës. Të vrarët janë maqedonas, ndërsa të dënuarit shqiptar. Të gjithë të vërtetën për këtë rast do ta bëjm publike”, deklaroi Zaev më 15 mars të vitit 2015.
Por të gjithë pritshmërit e qytetarëve u shuan edhe pse shumica e shqiptarëve e votuan LSDM-në dhe Zaev që të vije në pushtet dhe të zbardhen këto raste, ai me ardhjen në pushtet me sa duket ka haruar këtë premtim.
“Ndriçimi i plotë i rastit Monstra nuk është me rëndësi vetëm për personat që janë dënuar me burg të përjetshëm në këtë rast por edhe për mbarë vendin. Ky rast misterioz dhe kontradiktor përkeqesoi marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni deri në pikën e vlimit, prandaj ndriçimi i tij është me domethënie të madhe për kthim të besimit ndëretnik, por edhe të besimit të shqiptarëve në institucione. Për këtë arsye, çdokush që posedon informacione të rëndësishme për demistifikimin e rastit Monstra nuk duhet të taktizojë aspak, por duhet t’i dorëzojë te organet gjyqësore e pse jo edhe ti prezantojë para opiinionit”, thotë ISen Saliu, analist politik për Zhurnal.mk
Sipas tij, kjo vlen edhe për kryeministrin Zaev, i cili ndoshta ende nuk ka pasur kohë t’i shpalosë të dhënat që i posedon për këtë rast, por gjithsesi se një gjë të tillë duhet ta bëjë sa më shpejt.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...