Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe po përgatitet dhe se planifikohet që para zgjedhjeve lokale të kalojë në seancë qeveritare.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, mundet të votohet nga Kuvendi edhe para zgjedhjeve, raporton Alsat-M. Ai thotë se ky ligj nuk do ta ulë rejtingun e partive qeverisëse në pushtet por e kundërta, do ta rrisë atë.
“Një gjë është e sigurt: Qeveria do ta sjellë me siguri ligjin para zgjedhjeve lokale. Nëse përgatitemi me komisionet e Venedikut, do ta sjellim edhe në Kuvend. Dhe vetëm na ndiqni dhe do ta shihni si do të shtohen votat edhe të maqedonasve, edhe të shqiptarëve, edhe të turqve, edhe të serbëve për koalicionin qeverisës, për shkak se jam i bindur që populli dëshiron zgjidhje të problemit. Askush nuk humb asgjë, në përputhje me konventat evropiane, çdokush ka të drejtë barazie në këtë shoqërinë tonë, dhe unë në mënyrë shumë transparente dhe të lumtur i prezantoj gjërat, sepse të gjithë ne kemi të drejtë për jetë të barabartë, të gjithë ne kemi të drejtë ta ndjejmë këtë Maqedoni si tonën, edhe në aspektin e të drejtave dhe obligimeve ndaj shtetit. Tashmë zgjidhja ligjore po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë, besoj që shumë shpejt do të shkojë për debat në Qeveri, dhe më tej do ta procedojmë te Komisioni i Venedikut dhe në Kuvend”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit