Në legalizimin e marihuanës, kryeministri Zaev sheh një mundësi për potencial serioz ekonomik të vendit dhe sukses në luftën kundër përdorimit të narkotikëve të rënda.
Ai në një intervistë për Alsat, nuk premtoi miratimin e ligjit, duke theksuar se deputetët do ta dëgjojnë zërin e popullit.
Siç tha Zaev, gjatë zbatimit eventual të ligjit, ai fillimisht do të zbatohej në zona të caktuara të vendit.
“Së pari do të jetë në qendrat turistike. I permenda: Ohrin, Strugën, Resnjën, Dojranin, Mavrovën, Berovën, por edhe Shkupi është qendër e madhe turistike … në rrethana të tilla mund të shkojmë fillimisht me kafeteritë, pastaj mundim ta legalizojmë kudo, në kushtet e plotësuara, por edhe kjo do të varet nga debati. Qytetarët mund të vendosin të mos lejohet, mund të lejohet pjesërisht … Unë do shkoja hap pas hapi që të jemi më të kujdesshëm”, tha Zaev.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...