Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për televizionin ‘Al Jazeera Ballkans’ tha se “si shtet kemi kaluar në një periudhë të vështirë”.
Zaev tha se sot në Maqedoninë e Veriut ligji vlen për të gjithë njëjtë, ndërsa rëndësi të posaçme ka transparenca dhe përfshirja e qytetarëve si kontrollues të gjyqësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në vitin 2016 përmes raporteve të Komisionit Evropian ishte konstatuar se gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka pasur regjim hibrid që kishte okupuar të gjitha institucionet, duke përfshirë televizionin shtetëror, Prokurorinë Publike, komisionet zgjedhor dhe institucionet tjera. Atëherë si opozitë kërkuan të kemi në Prokurori Speciale Publike, redaktor kryesor në televizionin shtetëror dhe qeveri teknike”, tha Zaev.
Zaev shtoi se Qeveri teknike ka edhe tani kur partia e tij është në pushtet dhe është një përvojë në të cilën opozita dhe pushteti garantojnë se zgjedhjet do të jenë demokratike dhe të lira.
“Kur opozita merr të drejta atëherë duhet të merr edhe përgjegjësi”, tha thotë Zaev.
Ai në intervistë gjithashtu përmendi se Maqedonia e Veriut është shtet shumë etnik dhe se krenohet për një të tillë.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...