Google ADS

Zaev-Krstiçeviq: Maqedonia dhe Kroacia janë vende mike, pa çështje të hapura

14:44 | 5 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev sot ka realizuar takim me ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiçeviq.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim është shprehur ndihma Qeverisë së Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në NATO, ku Krstiçeviq ka thënë se Kroacia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim të vendit në NATO, si dhe ka shprehur mbështetje për fillimin e bisedimeve me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në takim janë përcjellur urimet e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq për Zoran Zaevin për Marrëveshjen e Prespës, si marrëveshje fituese dypalëshe, por edhe për rajonin dhe Evropën. Është vlerësuar se marrëveshja është shembull edhe për bashkësinë ndërkombëtare, se si zgjidhen çështjet e hapura”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se në takim është konstatuar se Maqedonia dhe Kroacia janë dy vende mike, pa çështje të hapura dhe se gjitha proceset pozitive hapin mundësi të mëdha për zhivllimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme