Zaev: Kriza është zbutur, virusi ende është i pranishëm

14:13 | 27 Maj 2020
Arbresh.info

Është koha që të gjithë ne, si individë, por edhe si shoqëri, të përgatitemi për normalitetin e ri, të jetojmë me coronavirusin, tha në video fjalimin e tij kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se kriza është duke u zbutur dhe se po mbahej nën kontroll, por virusi është akoma i pranishëm.

“Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të relaksohemi. Duhet të vazhdojmë luftën kundër coronavirusit duke respektuar plotësisht masat për mbrojtjen e shëndetit. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse në fytyrë, të tilla si maskë apo shall, mbajtja e distancës fizike dhe rritja e higjienës personale janë pjesë e jetës sonë të re të përditshme. Këto masa themelore të mbrojtjes duhet të jenë rregulli ynë nga i cili nuk do të devijojmë. Kontributi ynë i përbashkët për normalitetin e ri dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut.

Në atë mënyrë, të gjithë veprojmë si ekip. Ne i ndihmojmë njëri-tjetrit së bashku, por ndihmojmë edhe punonjësit shëndetësorë që kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër virusit prej muajsh”, tha Zaev.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme