Zaev-Kotzias: Është koha për vendim liderësh dhe zgjidhje të pranuar nga të dy palët

19:31 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Kociasin ka theksuar është koha për vendime lidershipi dhe kompromis dhe se vizita përkon me momentin pozitiv, kur pritet t’i jepet fund kontestit shumëvjeçar.

Në Komunikatën për media thuhet se, Zaev ka theksuar se “Fokusi i bisedimeve tona duhet të jetë e ardhmja e dy vendeve. Duhet të jemi të vendosur dhe të bëjmë hapa që do të na çojnë më afër zgjidhjes së çështjes së vetme të hapur midis dy vendeve tona. Jam i bindur se kjo qasje do të shpie në zgjidhje që do t’iu japë argumente të mjaftueshme institucioneve të të dyja vendeve, ashtu edhe opozitës, të pranojnë se kjo do të jetë e dinjitetshme edhe për Republikën e Maqedonisë edhe për Republikën e Greqisë”./Tetovasot

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme