Përkundër qëndrimit të prerë të Vjosa Osmanit se Minishengeni Ballkanik është jo gjithëpërfshirës dhe i pafavorshëm për Kosovën, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev e cilëson atë një iniciativë që i shërben të gjithë rajonit.
Nga fshati Pustec, aty ku vizitoi një shkollë të rinovuar me fondet shqiptaro – maqedonase, Zaev bëri të ditur se në Janar do të ketë një tjetër thirrje për bashkimin e Kosovës në Minishengen.
“Kjo është një iniciativë që duhet të vazhdojë sepse të mirat janë të dukshme dhe po punohet për lëvizjen e lirë të shtetasve të rajonit. Po presim të bëhet pjesë edhe Kosova sepse nga projektet në infrastrukturë përfiton i gjithë rajoni. Ne do të takohemi në Janar dhe duam t’i bëjmë thirrje Kosovës t’i bashkëngjitet iniciativës. Shpresoj që pas saj, të bashkohen me ne Mali i zi dhe Bosnjë-Hercegovina”.
Zaev komentoi edhe vendimin e BE që vendosi në Nëntor të mos çelë negociatat e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut.
“Edhe pse morëm një zhgënjim nga Bashkimi Europian, ajo është rrugëdalja e vetme e shteteve tona, pra integrimi në BE, dhe të dy shtetet meritojnë të vazhdojnë këtë rrugëtim. Ne po punojmë me Bullgarinë që të zgjidhim probleme të vogla në aspektin e historisë”.
Lidhur me situatën e koronavirusit, Zaev tha se nuk do të ketë masa shtesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për pjesën e lëvizjes./tvklan
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike