Zgjidhja për çështjen e ndërtimit të minares 32 metërshe në xhaminë Ali Pasha në Ohër do të kërkohet pas zgjedhjeve, respektivisht pas 5 majit, në një takim në Qeveri mes palëve të prekura, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në Ohër.
“E dini se mbajta takim me shoqatën ‘Vetëdija’, mbajta takim edhe me Drejtorinë e vakëfeve që është përgjegjëse për ndërtimin, është e saktë se ekziston zgjidhje konservatore për konservimin dhe restaurimin siç është e saktë se nuk ka edhe miratim për ndërtim. Kjo është një periudhë e ndjeshme, vijnë zgjedhjet. Ohri është shembull i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar, vendosëm që për këtë çështje së bashku në takim të përbashkët pas 5 majit të ulemi në Qeveri dhe ta gjejmë zgjidhjen. Ligjet duhet të respektohen në shtet, por njëkohësisht t’i respektojmë edhe të gjitha rrethanat e tjera që janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët”-pohoi Zaev.
Kreu i qeverisë u bëri thirrje, para së gjithash, të gjithë qytetarëve të Ohrit, por edhe të gjithëve në shtet, që me respekt të ndërsjellët dhe mirëkuptim të vazhdohet në suaza të ligjit, bashkëjetesës dhe diversitetit ndërfetar, të gjendet zgjidhje e problemeve të këtilla.
“Inspektorati kompetent shtetëror po vepron. Veprojnë edhe të gjitha institucionet shtetërore, por vepron edhe fjala për çka biseduam. Prandaj është ndaluar ndërtimi i minares dhe edhe qytetarët duhet të jenë të qetë. U bëj thirrje të gjithëve, juve mediumeve, më së shumti qytetarëve, institucioneve të sistemit dhe të gjithë pjesëmarrësve dhe faktorëve së bashku që të koordinohet kjo çështje. Në vendin tonë një shoqëri për të gjithë është diçka që është natyrore – një Maqedoni multietnike dhe multireligjioze ka ekzistuar ndër shekuj dhe çdoherë gjenin mirëkuptim edhe paraardhësit tanë. Mirëkuptimi duhet të gjendet. Duhet të respektohen ligjet, duhet të respektohet historia, duhet të respektohet edhe tradita dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë është mjaft i rëndësishëm. Prandaj, përmes dialogut, përmes bisedës zgjidhen gjërat, kështu që edhe për këtë çështje do të gjendet zgjidhje”- tha Zaev.
Zaev pas takimit, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e Ohrit siguroi se ndërtimi për momentin është ndërprerë.
“Është ndërprerë ndërtimi i minares dhe këtë e bëjmë me kontrolle të rregullta, një pjesë janë edhe kontrolle civile nga Qeveria dhe kabineti im. E di se mund të respektohen kanalet rreth vetë objektit që është në suaza të mirëmbajtjes së vetë objektit, për ç’arsye, të gjithë besoj se do t’i respektojnë premtimet e veta dhe fjalën e dhënë, në mënyrë që, me të vërtetë, në frymën e Ohrit, në frymën e kësaj pasurie tonë, të mund të gjejmë zgjidhje të këtij problemi”-theksoi Zaev.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...