Aktivitete të shtuara në selinë e LSDM-së ku në orët e pasdites do të mbahet mbledhja e këshillit qendror të partisë për të miratuar emrat përfundimtar për në Qeverinë e re, një ditë pasi një gjë e tillë e bëri BDI-ja.
Mandatari Zoran Zaev i pyetur nga gazetarët për përbërjen e propozim ministrave të partisë së Ahmeti dhe nëse në mesin e tyre kishte edhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale, tha se nuk e kishte një informacion të tillë dhe se këtë pyetje duhet drejtuar PSP-së.
“Mund kontrolloni, le të jap mendimin e tyre vet Prokuroria Speciale Publike. Përmes tyre mund ta konfirmoni një gjë të tillë. Ju e dini që materialet i dorëzuam për të gjithë. Na lejoni që të bisedojmë. Sot shpresoj se do të jetë dita përfundimtare për përcaktimin e vendimeve kadrovike dhe ndarjen e resoreve. LSDM në ora 19 do të mbajë mbledhjen e Këshillit Qendror të ri që u zgjodh dje. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit si partia më e madhe me partnerët tanë të koalicionit pasi ne kemi koalicion prej 17 partive do të propozojmë listën në Kuvend për të gjithë kabinetin dhe programin e ri të qeverisë së re”, tha mandatari Zoran Zaev, shkruan AlsatM.
Zaev tha se shpreson në miratimin e vendimeve më të mençura të cilët do të jenë zgjidhja më e mirë për qytetarët. Ndër emrat më të përfolur të ministrave të LSDM-së janë: Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm, Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes, Dragan Tevdovski, Ministër i Financave, Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm dhe Milla Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave