Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot tha se “ka kohë që të miratohet Ligji për Prokurori Publike, besoj se deri në fund të fundjavës Qeveria do të mund ta lëshojë ligjin me vërejtjet e pranuara dhe sugjerimet e gjithë grupeve kuvendare. Kuvendi t’i shfrytëzojë tre ditët, dhe të martën ta votojmë”.
Me këtë, sipas Zaev, nuk prishet data e mbajtjes së zgjedhjeve . Ai tha se ka biseduar edhe me të gjitha grupet kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ju bëj apel të gjithëve. Nga OBRM-PDUKM hoqa dorë, por ju bëj apel edhe atyre. Kemi ligj cilësor. Janë konsultuar edhe ekspertët nga Prokuroria Publike”, thotë Zaev.
Sa i përket kërkesave të OBRM-PDUKM-së për këtë ligj, Zaev tha se për dy vite bisedojnë dhe se nuk ka asnjë propozim.
“Ekspertët pas dy viteve? Unë bisedoj me Mickoskin për dy vite. Nuk dhanë asnjë zgjidhje”, tha Zaev duke shtuar se zgjedhjet do të mbahen me 12 prill dhe se nuk ka mundësi për anulim të zgjedhjeve.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...