Vazhdojnë “ethet” për drejtorët e LSDM-së dhe BDI-së, 50 do të ndërrohen javën e ardhshme
Riformatimi i Qeverisë vazhdon hapin e radhës, javën e ardhshme do të bëhet ndërrimi i zëvendës ministrave dhe drejtorëve të institucioneve, shumica nga radhët e LSDM-së dhe BDI-së. Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Stobi, duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve se deri ku ka arritur riformatimi, tha se pret që i gjithë ky proces të përfundojë deri në fund të muajit korrik.
Sipas kryeministrit Zaev, bëhet fjalë për më shumë se 20 poste drejtorësh në nivel qendror dhe më shumë se 30 poste në nivel lokal. Ka zyra rajonale, zëvendësit, ato tashmë janë vende të zbrazëta, që duhet të përfundojnë në këtë periudhë të korrikut. Javën e ardhshme veçmë do të shkojmë me hapin e radhës, ka paralajmëruar ai.
“Me ndërrimin e zëvendës ministrave dhe postet e drejtorëve në njësitë rajonale në shtet, do të përfundojë i gjithë procesi i riformatimit”, theksoi Zaev. Shkarkimi i drejtorëve dhe emërimi i funksionarëve të rinj në eshalonin e tretë të pushtetit ekzekutiv vjen si pjesë e reformimit qeveritar të paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. E ashtuquajtura “fshesa” e cila më pas u zëvendësua me fjalën rikonstruim, fillimisht preku funksionarët e eshalonit të parë, gjegjësisht ministrat./Shenja
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?