Google ADS

Zaev: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe fillimin e negociatave me BE-në

17:38 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë të së Gjelbrve Evropian, Mar Garcia Sans, i shoqëruar nga kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin.

Në takim u diskutuan masat dhe politikat në fushën e mbrojtjes së mjedisit të shëndetshëm, procesin e integrimit evropian, si dhe temat aktuale politike.

Zaev theksoi se shteti po bën vazhdimisht përpjekje për të mbrojtur mjedisin, dhe të gjitha institucionet janë të përqendruara në luftimin e problemit të gjatë të ndotjes së ajrit.

“Qeveria e drejtuar nga LSDM-ja në këto dy vjet e gjysmë kurrë si deri më tani nuk ka ndarë mjete për ekologji. Përmes procesit të gazifikimit, rritjes së efikasitetit të energjisë dhe ndryshimit të plotë të mënyrës se si ngrohim shtëpitë tona dhe institucionet publike dhe investojmë në burime të rinovueshme të energjisë, ne po bëjmë gjithçka për të zvogëluar përdorimin e qymyrit dhe karburanteve të ngurta dhe kështu të japim një kontribut serioz në luftën për mbrojtjen e mjedisit”, tha Zaev.

Zaev theksoi se pas anëtarësimit në NATO dhe zhvillimit të metodologjisë së re, hapi tjetër realist për arritjen e interesave strategjikë është fillimi i negociatave me BE-në, dhe në këtë proces, përveç reformave, lufta për mbrojtjen e mjedisit do të jetë e rëndësishme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme