Google ADS

Zaev: Jemi të gatshëm të fillojmë bisedimet në qershor

19:24 | 19 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot kryesonte me mbledhjen e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, trup që për momentin paraqet trupin më të lartë për mbajtjen e marrëdhënieve formale mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas mbledhjes, kryeministri Zaev mbajti konferencë të përbashkët me nënkryetaren e KE-së dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherni dhe me komisarin për Zgjerim, Johahnes Hahn, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se është konstatuar dhe përshëndetur përparimi i vazhdueshëm ndaj të gjitha reformave kyçe dhe është përshëndetur në mënyrë të veçantë plani për përparimin e marrëdhënieve me fqinjët, siç janë marrëveshja me Bullgarinë dhe me Greqinë.

‘Republika e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë paralele me përkushtimin e zgjidhjes së kontesteve bilaterale, në vazhdimësi i zbatonte proceset reformuese në vend. Posaçërisht vëmendje vendosëm te reformat në fushat kyçe në gjyqësi, reforma te shërbimet e sigurisë dhe sekrete, lufta kundër korrupsionit dhe reforma e administratës publike”, tha Zaev duke shtuar se hapja e bisedimeve mbetet qëllim primar i vendit dhe se Maqedonia e Veriut ka dhënë argumente të fuqishme vendeve anëtare të BE-së të marrin vendim për hapjen e bisedimeve në qershor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme