Kryeministri i Maqedonis, Zoran Zaev, sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në vend, Arne Bjornstand, me të cilin ka biseduar për reformat prioritare të qeverisë së re. Siç njoftojnë nga qeveria, Zaevi në takim ka theksuar se do të angazhohet për reforma të shpejta, cilësore dhe efikase, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria në punën e saj udhëhiqet nga interesat strategjike të Maqedonisë, dhe ato janë perspektiva evropiane drejt BE-së dhe NATO-s, që do të sigurojnë jetë cilësore për gjithë qytetarët në Maqedoni. Për këtë arsye jemi të angazhuar për reforma të shpejta, cilësore dhe efikase”, ka thënë Zaevi në takim me Bjornstand.
Ai ka paralajmëruar krijimin e kushteve për institucione të pavarura, reforma në gjyqësor, zhvillim të ekonomisë dhe sistem arsimor dhe shëndetësor profesional.
Në takim është përmendur përvoja e Malit të Zi, si një shembull pozitiv se si mund të bëhet hap drejt integrimit në NATO.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...