Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në ‘Facebook’ shkroi se në këtë ditë para dy viteve 609.213 qytetarë rrethuan ‘për’ në pyetjen e referendumin “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO duke pranuar Marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë”.
Sipas Zaev, rruga që të çon drejt të ardhmes euroatlantike fitoi më shumë vota se çdo fitues i zgjedhjeve kuvendare që nga historia vendit.
“Rezultati i referendumit ishte sinjal se deputetët në Kuvend e kanë për obligim ta ndjekin vullnetin e shumicës dhe ata pranuan përgjegjësinë historike. Në Kuvend u miratuan vendime të guximshme”, shkruan Zaev i cili shton se tashmë qytetarët i ndjejnë përfitimet.
Zaev shton se tani jemi anëtarë në NATO dhe aleat me kombet që kanë zhvillim të madh ekonomik dhe se këtë vit do të nisin bisedimet me BE-në./Telegrafi/
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...