Zaev: Jemi afër anëtarësimit në BE dhe NATO, nuk pranojmë ultimatum të papërgjegjshëm

15:00 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Jemi shumë afër deri tek realizimi i qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, për anëtarësim në NATO dhe BE, dhe nuk do të lejojmë që procesin të na shkatërrojnë dhe nuk do të na vendosin në rrezik ultimatumet e papërgjegjshme.

Do të jemi të vëmendshëm deri në fund që të arrijmë deri tek zgjidhja të cilët do të mundësojnë kushte për referendum ferr në interes të qytetarëve të vendit tonë, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ministrin shtetëror përgjegjës për Evropë, Michael Roth, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë, amnistia për kriminalitet politik është e pa mundur dhe veçanërisht nuk do zmbrapsemi para të gjithë presioneve të qasemi nga qeverisja e drejtë”, tha Zaev.

Në takim me Roth, u tha se Republika e Maqedonisë me datën për fillimin e bisedimeve në BE dhe me ftesën për NATO ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj, njëkohësisht, ka hapur kapitull të ri edhe në historinë e Evropës në periudhë kur BE është i një rëndësie të veçantë për të gjitha vendet e evropës, theksojnë nga konferenca e shtypit të Qeverisë.

Ministri shtetëror përgjegjës për Evropë, Roth, tha se Republika e Maqedonisë dhe më tutje mund të mbështetet në ndihmën e plotë nga RF e Gjermanisë. Ai theksoi se referendumi i ardhshëm është moment vendimtar për të ardhmen evropiane për Maqedoninë dhe se tani përgjegjësinë duhet ta marrin të gjithë subjektet relative politike në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme