Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili sot po merr pjesë në konferencën “Economist” që mbahet në Athinë, ka deklaruar se propozimi francez është garanci që Maqedonia e Veriut do i nis negociatat me Bashkimin Evropian.
Zaev poashtu ka përmendur dhe faktin se gjuha maqedone nuk do të ketë fusnota apo elemente të tjera “dyshuese”.
“Propozimi i fundit i presidencës franceze është një bazë e mirë që Maqedonia të fillojë procesin negociator, i cili për të gjitha vendet fillon me një konferencë ndërqeveritare. Sigurisht që propozimi nuk është më i miri, por ne jemi ballkanas. Ne duhet të përfitojmë nga momenti, duke pasur parasysh se çështjet më të rëndësishme për ne, identiteti ynë dhe gjuha jonë janë vendosur në kornizën e negociatave, në mënyrë të qartë, si të gjitha gjuhët e tjera dhe do të bëhet gjuha e ardhshme zyrtare e Bashkimit Evropian”, tha Zaev dhe shtoi se duhet të merret parasysh dhe të përdoret fakti që “BE do të jetë në tavolinë me ne dhe Bullgarinë në të ardhmen, edhe për çështjet bilaterale, përmes procesit të negociatave”.
Zaev theksoi se ajo që është e rëndësishme është se është granatuar identiteti dhe gjuha maqedonase, shprehu shpresën se propozimi francez do të fitojë shumicën në Kuvend dhe këshilloi Qeverinë aktuale të tregojë lidership.
“Unë e këshilloj qeverinë të marrë vendime lidershipi, këtë e bëmë me mikun tim Alexis Tsipras duke nënshkruar Marrëveshjen e Prespës, e cila solli stabilitet, solli mesazhe të mira për Bashkimin Evropian se këtu në Ballkan, në mënyrë evropiane mund të gjejmë zgjidhje e çështjeve shumë të vështira, përmes diplomacisë dhe dialogut vazhdojmë të jemi shembull i mirë për Bashkimin Evropian dhe shpresoj se Maqedonia do të vazhdojë me pranimin e propozimit nga BE-ja dhe më në fund pas 17 vitesh do të fillojë negociatat”, tha Zaev dhe shtoi se procesi do të inkurajojë edhe vendet e tjera në rajon.
Ai theksoi se Maqedonia në vitet e fundit ka marrë vendime shumë të vështira.
Vendi ka ofruar paqe dhe stabilitet në rajon dhe në Evropë, së bashku me reformat në vend, dhe në të njëjtën kohë theksoi se interesi strategjik i vendit është që të fillojë menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.
Ai u shpjegoi të pranishmëve në konferencë se ky është një “moment dramatik në Maqedoni”, sepse qeveria është në proces konsultimesh me partitë opozitare, me partitë qeveritare me ekspertë etj.
Ai tha se sot, nesër ose pasnesër Kuvendi do të duhet të votojë, ndaj shprehu besimin se do të ketë shumicë, duke theksuar se “e rëndësishme është të ecim përpara drejt BE-së sepse nuk ka alternativë tjetër”.
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...