Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij në Strugë me rastin e festës së “Pagëzimit”, ka folur para gazetarëve për marrëdhëniet me Greqinë dhe mundësinë për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Zaev tha se është optimist dhe beson se mes dy vendeve do të gjendet zgjidhje dhe do të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se për rrjedhën e bisedimeve, propozimet dhe mesazhi që është dërguar nuk duhet të flitet publikisht, që të mos rrënohen mundësitë në bisedime.
“E shini se ka proces transparent, duam që të ketë konsenzus kombëtar që të ndërtojmë zgjidhje dhe qytetarët në fund në referendum ta konfirmojnë. Jam i bindur se nëse jemi të kujdesshëm, do të gjejmë zgjidhje për çështjen që na mundon 25 vite”, tha ai.
Ndërsa sa i përket vendimit të Ivanovit në lidhje me Ligjin e gjuhëve, Zaev tha se gjithçka që është sjellur është në pajtim me amendamentin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë./Telegrafi/
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...