“Jam i sigurt dhe asesi më ndryshe nuk duhet të mendojmë”, kështu u përgjigj fillimisht kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i pyetur nëse ka shanse që të dështojë procesi i regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat.
Zave akuzoi opozitën për shtyrjen fillestar të këtij operacioni statistikor, ndërkaq theksoi se autoritetet po kryejnë të gjitha përgatitjet e duhura.
“Derisa afrohet 5 shtatori, dita e nisjes së regjistrimit, definitivisht po mbushet edhe numri i regjistruesve. Është me rëndësi, ky është operacion që po zhvillohet pas 20 viteve në shtetin tonë”, tha mes tjerash Zaev.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...