Kryeministri, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook thotë se beson në hetime të shpejta, precize dhe transparente për rastin “Haraçi”.
Zaev thotë se ai është i pari që e ka paraqitur këtë rast dhe kërkon që hetimet të shkojnë në fund, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë e theksoj edhe një herë, jam njeriu i parë që e ka paraqitur këtë rast. Të mos harrohet kjo. Sot kjo garniturë politike, përmes pushtetit ekzekutiv, ka krijuar kushte për gjykim të drejtë, Prokuroria Publike të punojë pa pengesa, pa dallim nëse dikush është shef i mediumit që e ka mbështetur pushtetin, sot ai është në paraburgim”, thekson Zaev.
Sipas tij, në të gjitha vendet që janë krijuar kushte për sundim të së drejtës, nuk ka qenë e lehtë të bëhet dhe ka qenë traumatike.
“Edhe tek ne nuk është e lehtë dhe është traumatike. Por, kështu do të jemi shteti i së drejtës dhe shtet që të gjithë e duan”, ka shkruar Zaev.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...